“Në krye të Milanit siç kam frikë unë”, Edi Rama uron dhe i jep këshillë Tares: Shko te Juventusi!

Igli Tare ka festuar datëlindjen e 47 dhe një urim të veçantë ka marrë nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit ka bërë një vlerësim të gjithë karrierës së legjendës të Kombëtares së Shqipërisë, për ta nisur që nga periudha e tij si futbollist e për të vazhduar me besimin e madh që i dha Klaudio Lotito në krye të Lacios. Gjithashtu kryeministri i Shqipërisë i ka dhënë këshillë Tares që të marrë drejtimin e Juventusit pas gjithë suksesit që ka arritur në Itali, megjithëse ka frikën e madhe që do të shkojë te Milani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Postimi i plotë

IGLI TARE është padyshim shqiptari më i suksesshëm në skenën e futbollit europian. Më kujtohet shumë vite më parë silueta e tij, kur ne të Dinamos dilnim për vrap në ish-fushën e Aviacionit, ku bashkë me të vëllain Auronin, dy kalamajtë kolosë e “kokëlakër”, i nështroheshin stërvitjeve të pamëshirshme të të atit, mjeshtrit të sportit e dikur kolosit kampion të hedhjes së diskut, Isa Tare, i cili u kishte imponuar djemve një regjim stërvitjesh që do ta kishin zili edhe marinsat amerikanë. Auroni arriti në skuadrën e parë të të kuqve të pathyeshëm që nën udhëheqjen Gaz Çaçit, vendosën diktaturën në parketin e basketbollit shqiptar për vite me radhë, ndërsa Igli pasi veshi fanellën e shpresave kuqezi, mori arratinë drejt Bundesligës, ku arriti të bënte emrin e tij, për t’u zhvendosur më pas në Serie A tek skuadra e Lazios. Presidentit Lotito i ra bixha me kolosin shqiptar, që jashtë fushës së blertë spikaste me stofën e liderit dhe i besoi as më shumë e as më pak, po çelësin e zyrës së drejtorit teknik të armiqve të Romës.

Nën drejtimin e Igli Tares Lazio u kthye në një armatë mbresëlënëse, e cila ka një bilanc të pabesueshëm mes shpenzimeve shumë më të ulëta se sa klubet elitare të Serisë A dhe vendit që ka zënë në klubin e të mëdhenjve të futbollit italian.

Sot Igli është aseti më i kushtueshëm i Lazios dhe në ditën e tij të lindjes, i uroj të ketë edhe 100 vjet shëndet e sukses, duke uruar njëkohësisht që një ditë ta shoh në krye të Juventusit (jo të Milanit siç kam frikë se do ndodhë:-)?

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online