Racizmi ka qenë një temë mjaft e diskutuar në Itali, sidomos pas ngjarjes së ndodhur në takimin e parë gjysmëfinal në Kupën e Italisë mes Juventusit dhe Interit. Lukaku ra pre e koreve raciste nga tifozët e “zonjës së vjetër”, të cilëve ju përgjigj me një gjest që i jepte mesazhin e qartë: “Mbylleni gojën”! Ultrasit e Interit kishin vendosur të mbështesnin sulmuesin e tyre në përballjen e kthimit, që u luajt në “Giussepe Meazza”. Por “Curva Nord” nuk është lejuar të kryejë koregrafinë e planifikuar në stadiumin e tij, çka shtyu grupimin e tifozëve të protestonte duke hequr pankartat nga barrierat. Vetë “Curva Nord” ka reaguar rreth kësaj çështjeje, duke shprehur pakënaqësinë për moslejimin e shpalosjes së koreografisë kundër racizmit.
“Protesta e ngritur në Meazza, ose më mirë heqja e pankartave nga barrierat, është rezultat i një padrejtësie të paarsyeshme dhe mjaft të çuditshme ndaj një koreografie antiracist që donim të ekspozonim me këtë rast. Po, sepse na lind inati nga dështimi i autorizimit për ekspozuar koreografinë e sipërpërmendur, e cila ishte një homazh për gjestin e Lukakut në stadiumin e Juventusit. Një koreografi kundër racizmit, një temë që ishte bërë objekt i përhershëm në rubrikat sportive të televizioneve dhe gazetave javët e fundit. Në vend të kësaj, si zakonisht, e vërteta është keqinterpretuar, duke hedhur në kazanin e arsyeve të ksaj përoteste çështjen e shitjes së biletave për Euroderbin. Një shitje që ende nuk ka filluar dhe nuk e dimë ende se si do të zbatohet”, ka reaguar “Curva Nord”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/