“Ishte faull për ne te goli i parë i Realit”, Conte nuk dorëzohet: Jemi në grupin më të vështirë

Antonio Conte nuk dorëzohet për kualifikimin e Interit nga grupet e “Champions League”, megjithëse është rritur së tepërmi vështirësia për të mbërritur te suksesi. Trajneri i Interit është shprehur se goli i parë i Realit të Madridit në atë humbje 3-2 duhej që të anulohej për një faull ndaj Hakimit, ndërsa nuk ngurron që ta cilësojë si grupin më të vështirë në “Champions League”.

“Është pak e vështirë që të gjesh një shpjegim për pasimin e gabuar të Hakimit, por atje ishte një faull. Në golin e dytë pastaj e kemi lënë veten që të tallemi. Nuk ka vend për shpjegime, por për t’u përmirësuar. Duhet të punojmë me detaje sepse po penalizohemi. Kanë mbetur edhe tre ndeshje, nëntë pikë për t’u marrë. E dinim që ishim në grupin më të vështirë të “Champions League” dhe do të bëjmë gjithçka për tu kualifikuar”, tha Conte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online