“Nuk i kam frikë fare ekipet e mëdha”, Shehi flet për Limajn dhe Totren: I mbaj unë përgjegjsitë për të gjitha

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ishte i ftuar në emisionin “Skaner” ku foli pas ndeshjes me Teutën. Bardheblutë fituan në shifrat 2-3 falë supergolit të Limajt që vendosi edhe historinë e kësaj përballje. Sa i përket Shehit që në javën e ardhshme gjen përballë Partizanin, nuk i ka frikë ekipet e mëdha.

“Me Limajn dhe Totren, kam punuar që t’i kem në skuadër. I doja me çdo kusht në ekip. Janë dy lojtarë me shumë cilësi. Për çdo gjë i marr unë përgjegjësitë. Kanë kontrata 2 vjeçare. Ne menduam t’i merrnim këto dy lojtarë, edhe për disa të tjera. Kishin probleme me kontratat dhe ky ishte një bonus i madh për ne.

Objektivin vjet e humbëm, për shkak të autogolit me Laçin. Me skuadrat e forta nuk kam frikë fare. Me skuadrat që janë pretendente, ballafaqohesh drejtpërdrejtë. Unë mendoj se skuadra në Shqipëri nuk ka të vogla. Skënderbeu ka histori të madhe. Kampionati merret duke fituar me të gjitha.”, u shpreh Shehi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *