“Mos të mohojmë punën e mirë nga Reja“, Beqiri flet edhe për Vllaznia-Dinamo: Takime të tilla të japin emocione të veçanta

Elvin Beqiri ishte i ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“. Trajneri shqiptar ka diskutuar mbi mungesën e aktivizimit të Armando Brojës si titullar në ekipin kombëtar. Ish-lojtar shkodran shprehet se paraqitjet e mira me kuqezinjtë i kanë sjellë 20-vjeçarit vendin në formacionin e Southamptonit. Gjithashtu Beqiri ka folur edhe për ndeshjen që Vllaznia do të luajë kundër Dinamos, të cilën e sheh si një përballje që të jep emocion të veçantë.

“Është diskutuar shumë kjo pjesë, aktivizimi i Brojës. Me mbërritjen te ekipi i ri e ka nisur nga stoli. Trajneri ka pasur besim. Aq më tepër që me Kombëtaren ka bërë paraqitje të mira. Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore pse është futur në formacion. Mbajtjet e topit në mbrojtje? Janë momente që i ndodhin çdo lojtari. Janë episode të pakëndshme por ndodhin. Bëmë një paraqitje të mirë, pavarësisht se nuk u fitua ndeshja. Janë vështirësuar gjërat. Nuk duhet mohuar puna e mirë e bërë nga Reja dhe stafi teknik. Patjetër që ka perspektivë. Po afrohen lojtarë të rinj me shumë perspektiv dhe talent. Kjo të bën të shpresosh që kjo Kombëtare do të jetë në rritje.

Është një takim që kthehet pas shumë viteve. Këto takime të japin emocion të veçantë. Do jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, sepse të dyja janë pretendente. Vllaznia duhet me patjetër ta fitojë këtë takim, sepse ka lënë shumë pikë këto javë. Sivjet është më e konsoliduar dhe me lojtarë më cilësorë. Mendoj që do jetë më afër fitores”, ka thënë Elvin Beqiri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online