Trajneri i Partizanit ka folur përpara ndeshjes së rëndësishme që do të ketë ndaj Kukësit. Me një hap tjetër të gabuar, do të shtonte jo pak pikëpyetjet rreth të ardhmes. Deri në këto momente ka pasur shumë kritika për Sormanin, pasi të kuqtë nuk po marrin rezultate në drejtimin e tij. Humbja e fundit ishte ajo ndaj Skënderbeut në shifrat 1-2, por që nga koha e ardhjes së tij dhe largimit të Lerdës është e vështirë që te kryeqytetasit të gjesh dy fitore radhazi. Në raportimin e bërë nga “Supersport”, Sormani ka folur edhe rreth të ardhmes, duke u shprehur se pikëpyetjet dhe paqartësitë janë pjesë e punës së trajnerit kur humbet.
Kur je trajner, je në qendër të kritikave. Kur nuk fiton, do të kritkohesh, kjo është puna ime. Nuk dua të humbas kohë, kur më pyesin për futboll jam i gatshëm të përgjigjem pa kërkuar justifikime. Përgjigjem ashtu si unë e lexoj lojën dhe jo sepse ndihem i ofenduar nga kritikat.
Jam në dyshim? E përsëris, kjo është pjesë e punës. Sigurisht që mund të jetë në dyshim e ardhmja, por, e ritheksoj, është pjesë e punës, kur dikush vendos të bëhet trajner, atëherë e kupton dhe këtë aspekt të punës”, tha Sormani. /Sport Ekspres/