Armando Broja kthehet në “Stamford Bridge” në ndeshjen e Chelsea-t, shtohen shpresat për talentin kuqezi

Rikthimi i Premier League mund të vijë me më shumë minuta në këmbë për Armando Brojën. Ky i fundit është zgjedhur nga trajneri Frank Lampard që të stërvitet me ekipin e parë që nga momenti kur qeveria britanike dha dritën jeshile për stërvitjet në grup. Puna e shkëqyer që sulmuesi kuqezi ka bërë me ekipet zinxhirë te Chelsea ka filluar të shpërblehet pak e nga pak.

Blutë e Londrës kanë zhvilluar ditën e sotme një ndeshje brenda për brenda skuadrës, me lojtarët e ndarë në dy ekipe dhe të mbikëqyrur nga Lampard. Në fushën e “Stamford Bridge” ka qenë edhe talenti kuqezi, që i ka ndarë këto momente në rrjetin e tij social. “Të ktheyr sërish në Stamford Bridge sot”, shkruan Broja përkrahë një fotoje që e gjen sulmuesin shqiptar në aksion me topin në zotërim.

Angazhimi i tij në këto seanca stërvitore dhe ndeshje brenda ekipit është një sinjal shprese se Lampard e projekton si një mundësi për rifillimin e sezonit. Ky i fundit sjell një sezon të ngjeshur përpara dhe padyshim që trajneri anglez kërkon më shumë futbollistë në dispozicionin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online