“Nuk i dha shumë skuadrës”, Lampard kritikon hapur dy lojtarët e Chelseat: Nuk e di, ndoshta në gjumë letargjik

Lampard nuk e ka përtypur dot humbjen ndaj Arsenalit dhe këtë e ka shprehur publikisht. Trajneri anglez ka kritikuar ashpër dy lojtarët kryesor të Çelsit për performancën e tyre të dobët në fushë, por gjithashtu ka pranuar se Premier Liga është një kampionat i lodhshëm.

“ Timo Werner nuk i dha shumë skuadrës, si në luftën me top ashtu dhe pa top. Një sulmues do të gjykohet gjithmonë për golat që shënon, por mua më intereson mënyra si luan. Lodhja ishte e dukshme, gjithmonë kam thënë që kjo është një ligë ndryshe nga të tjerat. Megjithatë do të shikojmë nëse do të pushojë ndeshjen tjetër.”

Ndërkohë kur flitet për Kovacic, Lampard ka theksuar: “ Në pjesën e parë nuk ishte mirë, në të dytën më mirë, por nuk mjafton. Aspak mirë në gjërat bazike, si sprint, driblim, presing apo shpejtësi në passim. Të gjitha gjërat bazike për një futbollist ishin gabim. Nuk e di nëse ishte një shpërqendrim, por dukej si në gjum letargjik. Nuk ka rëndësi nëse luan ndaj Arsenalit që po vuan shumë këto kohë, nuk duhet të biem asnjëherë në gjumë.”- u shpreh i irrituar trajneri i Çelsit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online