VIDEO/ Kutia e kujtimeve dhe viti i mbrapsht 2020, Milani publikon momentet emocionuese

Milani e ka mbyllur vitin 2020 si kampioni i dimrit duke tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Megjithatë ky nuk mund të quhet viti perfekt, përtej sukseseve të arritura.

Gjithçka që ndodh në botën reale ndikon edhe në atë të futbollit. Vit i mbrapsht për shkakun e pandemisë që mori shumë jetë njerëzish dhe na detyroi që të mbylleshim në shtëpi.

Vit i mbrapsht për shkakun se janë ndarë nga jeta shumë legjenda të sportit ku i fundit ishte Maradona. E nëpërmjet një video të fundit, Milani jep shumë emocione nëpërmjet një kutie kujtimesh. Gjithçka që mban brenda kjo kuti tregon një moment të rëndësishëm të 2020 dhe djali qëndron duke mbajtur një luan në dorë, për gjënë më të mirë që i ka ndodhur Milanit, Zlatan Ibrahimovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online