Nuk përfshin Ronaldon dhe Mesin, Ibrahimoviç tregon 11-shen më të mirë të të gjitha kohërave

Zlatan Ibrahimoviç ka treguar 11-shen më të mirë të të gjitha kohërave. Sulmuesi suedez nuk ka përfshirë në formacionin e dhënë për “Sportëeek” Kristiano Ronaldon apo Lionel Mesin. Megjithatë në vendosjen e futbollistit të Milanit janë të gjithë lojtarët e kalibrit të lartë që gjithëkush “u heq kapelën” për atë që kanë dhuruar në futbollin profesionist.

Ndërkohë kur pyetet për më të mirin, Ibrahimoviç shprehet se vetëm Maradona ka qenë më i mirë edhe se vetë Zlatan, për të merituar emërtimin si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Më poshtë ndiqni edhe formacionin ideal të Ibrahimoviç: “Buffon, Maxwell, Nesta, Cannavaro, Maicon, Nedved, Vieira, Xavi, Luiz Nazario de Lima Ronaldo, Zidane, Maradona”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online