Nuk i beson as VAR-it për golin e anuluar, Tomas  Brdariç: Nuk e kuptoj vendimin, Selmani e ka këmbën para Aralicës

Vllaznia nuk arriti ta përmbushte dot “hakmarrjen” kundër Teutës. Kampionët në fuqi të “Abissnet Superiores” i kanë rrëmbyer një barazim 1-1 kuqebluve, pavarësisht se në fushë ishin në inferioritet numerik për më shumë se 45 minuta. Shkodranëve u është anuluar një gol në minutat e fundi, por as teknologjia VAR nuk e bind Brdariçin se lojtari i tij ishte në pozicion jashtë loje. Në intervistën e dhënë për “Supersport“ pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Vllaznisë shprehet se goli ishte i rregullt.

“Më vjen mirë që e kemi VAR-in. Duhet të përballemi me vendime pro dhe kundër nesh. Nuk e kuptoj vendimin në situatën e fundit që shënuam, sepse mua nuk m’u duk pozicion jashtë loje dhe nuk mendoj se ishte. Nëse e shikojmë Selmanin, e ka këmbën e shtyrë para dhe është para Aralicës.

Kjo është arsyeja përse e dashurojmë futbollin. Dhemb kur je me një lojtar shumë. Duhet të kishim fituar, mund të ndihemi të zhgënjyer, por nuk jemi. Kur ishim në avantazh, nuk ishim të sigurt dhe të qetë. Duhet të ishim më të përmbajtur në ato momente. Doja t’i zëvendësoja më herët lojtarët, por vendosëm të prisnim pak. Pësuam dhe kjo është diçka që ndodh. Gurishta luajti mirë, vetëm në një rast pësuam gol dhe ishte me Adilin. Duhet të ishin marrë vesh më mirë në atë moment”, ka thënë Tomas Brdariç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online