“Ibra do të donte të ishte Supermeni“, Pioli i trembet Juventusit: Kanë kampionë dhe traditë të madhe

Mbrëmja e nesërme pritet të rezervojë spektakël për të gjithë futbolldashësit. Juventusi dhe Milani do të vihen përballë tyre në fushën e lojës, megjithëse këtë herë bardhezinjtë nuk hyjnë si favoritë. Por i këtij mendimi nuk është trajneri i “djajve“, i cili në konferencën për shtyp të dhënë përpara gazetarëve vlerëson kolegun e tij, Alegrin, dhe thekson faktin se “zonja e vjetër“ është një ekip me traditë të madhe. Pioli gjithashtu ka konfirmuar mungesën e Ibrahimoviçit, që po vuan efektet e moshës së tij.

“Jam i kënaqur që gjej Alegrin, një trajner të madh dhe një person shumë inteligjent. Ishte e vështirë të pritej Juve në këtë situatë, por nuk mendoj se nesër do të jemi favoritët. Juventusi ka kampionë të mëdhenj dhe traditë të madhe, shpresoj që ata janë shumë të balancuar. Kush do të luajë futbollin më të mirë, ai do të ketë më shumë shanse për të fituar “.

Dëmtimet e Ibrës? Ai do të donte të ishte Supermani, por ende nuk mundet. Nuk ka pasur përmirësime të mëdha, nuk do të ketë të nesërme ashtu siç nuk do të ketë Zhiru që kishte dhimbje në shpinë pas Liverpulit”, ka deklaruar Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online