“Nuk fituam për Vllazninë”, Orges Shehi “i lodhur”: Mos e bëni dramë se fituam në Laç, historia e Tiranës nuk do koment

Orges Shehi është i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Në këtë program është duke u komentuar panorama e futbollit shqiptar, duke marrë për bazë ndeshjet e fundit. Tirana do të fitonte në shifrat 1-2 ndaj Laçit duke fituar në transfertën e vështirë dhe ndaj kryesuesëve të Superiores që ishin përpara kësaj përballje. Por “i lodhur” nga përmendja e vështirësisë së fitores në Laç, Shehi kujton emrin e Tiranës dhe historinë e saj.

“Tirana nuk fitoj për Vllazninë që ta kthente në krye, por për veten e saj. Kjo fitore na fut në objektivat tona. Pritshmëritë për Tiranën janë më të lartat. Kjo fitore na fut në valle dhe kompensuam deri diku humbjen me Partizanin. Distanca me vendin e parë nuk është e konsiderueshme. Lojtarët e Tiranës për mua janë më të mirët. Si fituam me Lacin?

Luajtëm poshtë dhe shpejt, kjo ishte taktika jonë se nuk dua t’i zbuloj të gjitha. Gjithashtu neutralizuam edhe Mazrekajn. Historia e Tiranës nuk ka nevojë për koment, është kampionia në fuqi. Mos e bëni dramë të madhe se Tirana ka fituar në Lac. Le të humb 10 ndeshje, por dhomat e zhveshjes nuk dua t’i humb”, u shpreh Shehi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online