“Koçi e kishte të shkruar në ballë, nuk donte ta jepte”! Starova për rastin e Kukësit, i vjen pyetja: Përse e la…

Sulejman Starova ka komentuar rastin e diskutueshëm në ndeshjen mes Bylisit dhe Kukësit, atje ku në minutën e fundit Beji bëri ndërhyrje të dyshimtë kundër Kotobellit. Specialisti Bujar Pregja është shprehur në moviolën për “Skaner” në “MCN TV” se ishte penallti e mohuar për Kukësin që humbi në shifrat 2-1.

Në këtë moment ishte Starova që është shprehur: “Koci nuk donte ta jepte penalltinë, kaq. Janë këta arbitrat që e kanë të shkruar në ballë. Të isha unë te Kukësi do e kisha kapur prej fyti”. Gazetari Ylli Aga do të dërgonte mesazh për t’i shtruar pyetjen Starovës: “Nëse arbitrat e kanë të shkruar në ballë, përse e lënë gjendjen e vështirë deri në minutën e fundit?”. Mes batutës dhe sinqeritetit, Starova e ka mbyllur diskutimin duke u shprehur se nëse e bënte nga minuta e parë do të dukej hapur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online