“Nuk është vetëm Kukësi rival për titull, Partizani ka bërë goditje”, Batha beson te kualifikimi: Edhe më pak favoritët fitojnë

0

Tiranën e pret një detyrë e vështirë më 1 tetor, teksa shorti i rezervoi përballë në “play off”-et e Europa League kampionët e Zvicrës. Young Boys është hapi i fundit për të mbërritur në fazën e grupeve dhe bardheblutë do të japin gjithçka kanë nga vetja për t’i thyer helvetët dhe për të shkruar historinë e klubit të tyre.

Në një prononcim për “Supersport”, Idi Batha beson në kualifikim, teksa vetë futbolli e ka treguar se mund të ndodhin surpriza. Më tej mesfushori tregon se është duke arritur formën e tij fizike dhe në momentin e madh të ndeshjes me Yound Boys do të jetë gati për të zbritur nga minuta e parë në fushë. Sa i përket kampionatit, këtë sezon rivaliteti është rritur dhe Batha nuk sheh Kukësin si kundërshtar të vetëm për titullin kampion.

Ndeshja me Young Boys

“Futbolli ka treguar që edhe ekipet që nuk janë favorite, mund të fitojnë një ndeshje. Megjithatë dihet që favoritë janë zviceranët dhe ne duhet të bëjmë maksimumin”.

Shtyrja e kampionatit

“Personalisht më bëri mirë shtyrja e kampionatit, duke pasur parasysh edhe dëmtimin që pata. Tani shpresoj që të gjendet një zgjidhje, pasi nuk mund të rrimë pa futboll. Pushuam për një kohë të gjatë për shkak të pandemisë dhe një tjetër ndalesë edhe tani, mund të na penalizojë jo pak. Them se jam 90% i rikuperuar dhe deri ditën e ndeshjes do të jem gati për të luajtur nga fillimi”.

Rivalët për titull

“Nuk mendoj që kemi vetëm Kukësin rival për titull, pasi në garë janë 3-4 ekipe. Diferencat janë shumë të vogla në Shqipëri dhe Teuta është një kundërshtar i fortë, ndërsa edhe Partizani ka bërë goditje me marrjen e Ilir Dajës në pankinë, ndaj do të jetë një garë e fortë”, ka thënë Idi Batha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.