Kumbulla mund ta nisi me një humbje 3-0 në tavolinë, gabimi i Romës kushton 3 pikë

0

Një gabim fatal rezulton ai me Amadu Diavaran. Lojtari ka qenë pjesë e lojtarëve të regjistruar në listën U22 të Romës, në të cilën nuk duhej të përfshihej më gjatë pasi kishte kaluar moshën e lejuar. Megjithatë verdhekuqtë e kanë hedhur në fushë lojtarin kundër Veronës që nga minuta e parë me statusin e listës U22.

Diçka e tillë bie ndesh me rregulloren e kampionatit italian dënimi që jepet në këtë rast është një humbje 3-0 në tavolinë. Me këtë ndëshkim pritet ta nisë aventurën e re te Roma Marash Kumbulla, teksa gabimi i klubit kryeqytetas kushton 3 pikë në tabelën e klasifikimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.