Nuk është as Suarez e as Xheko, një ish-juventin zbarkon në Torino për të mbyllur testet mjekësore

0

As Suarez e as Xheko, Juventusi gjen zgjidhjen e sulmit te një njohje e vjetër e Andrea Pirlos. Alvaro Morata do të rivishet bardhezi. Futbollisti spanjoll do të transferohet te kampionët e Italisë me anë të një formule huazimi një vjeçare, me të drejtë blerje në fund për një shifër 40-45 milionë euro. Mediat përtej Adriatikut bëjnë me dije se lojtari do të zbarkojë sot në Torino, ndërsa mëngjesin e nesërm do i nënshtrohet vizitave mjekësore.

Një vendim surprizë nga ana e Paratiçit, që nuk ka ndërmend të presë më gjatë për çështjen Milik-Xheko, duke thyer ëndrrën e bosnjakut për t’ju bashkuar “Zonjës së Vjetër”. Kujtojmë se Alvaro Morata ka luajtur për dy vite me fanellën bardhezi, kohë në të cilën ka fituar 2 tituj kampion, 2 Kupa të Italisë si dhe ka mbërritur deri në finalen e Champions League, trofe të cilin Juventusi dëshiron me ngulm ta ketë në duar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.