“Nuk është në stilin tim të përqendrohem te një 38-vjeçar”, Rangnick tregon për dështimin e marrëveshjes me Milanin

0

Ralf Rangnick ishte shumë pranë zyrtarizimit si trajner i Milanit, por pas suksesit të Piolit pas periudhës së karantinës drejtuesit e klubit vendosën të vazhdonin me të deri në vitin 2022. Me konfirmimin e Stefano Piolit, duket se shanset për rinovimin e Donarumës dhe Ibrahimoviç u rritën ndjeshëm edhe pse asnjëherë nuk është e lehtë të arrish një marrëveshje me agjentin e tyre, Raiola.

Ditën e sotme, Rangnick ka folur hapur për këtë temë, duke deklaruar se sipas tij do të ishte keqardhje nëse Milani nuk do të rinovonte me Stefano Piolin, pas formës së shkëlqyer që kaloi Milani. Gjithashtu ai nuk ngurroi të ironizonte skuadrën se një nga arsyet kryesore pse refuzoi të bëhej trajner i Milanit ishte mospëlqimi i të luajturit me lojtarë të mëdhenj në moshë, si Ibrahimoviç apo Kjaer.

“Nuk është në stilin tim të përqendrohem te një lojtar 38-vjeçar, jo për shkak të cilësive dhe talentit. Unë preferoj të krijoj vlera dhe të zhvilloj talente. Nuk ka shumë sens tek unë ideja për t’u mbështetur tek Ibrahimoviç ose Simon Kjaer. Kjo është mënyra ime si i shoh gjërat dhe jo domosdoshmërisht është e drejtë apo e gabuar. Kur Ibra tha se nuk më njihte, nuk e kishte gabim. Unë kurrë nuk e kam takuar atë”, u shpreh Ralf Rangnick. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.