“Nuk e kemi përmendur fjalën titull”, Daja flet me maturi për Partizanin: Dalim me objektiv kur të mbarojë merkato

Ilir Daja ka nisur detyrën e tij të re në krye të Partizanit me miqësoren e djeshme kundër Korabint, ku barazuan 1-1. Një klub si ai i “demave të kuq“ hyn gjithnjë me pretendimin për të rrëmbyer titullin kampion, por ai sezon zhgënjyes që sapo u mbyll dhe bllokimi i merkatos bën që në kampin kryeqytetas të tregohen të matur kur flasin për objektiva.

Në një prononcim për mikrofonin e “ABC News“, Ilir Daja lë mënjanë njëherë për njëherë fjalën titull kampion, teksa thekson se gjithçka do të varet nga vendimi për të zhbllokuar merkaton. Në momentin që klubi do të ketë kryer përforcimet e nevojshme, atëherë trajneri kryeqytetas mund të flasë se deri ku mund të shkojë skuadra e Partizanit sezonin e ardhshëm.

“Partizani objektivin e ka konstant. Ne nuk e kemi përmendur fjalën kampion, pavarësisht se dihet që  ky klub në atë drejtim atë pretendim ka në çdo kampionat dhe starton me këtë objektiv. Por ne do dalim me objektiv më konkret pas përfundimit të merkatos, ku do të shohim edhe kontigjentin e lojtarëve që do të kemi në dispozicion. Është e mira që pavarësisht se do të kemi objektiva madhore, t’i marrim gjërat me radhë. Me zhbllokimin e merkatos elementi kryesor është afrimi i lojtarëve cilësor për të bërë të mundur atë objektiv që përmendëm“, ka thënë Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online