Mesazhi i koduar i Ditës për rivalët e Skënderbeut: Kur ngordh luani, vallëzojnë qentë

Bruno Dita u largua këtë verë nga Skënderbeu për t‘ju bashkuar Shkëndijës së Tetovës. Megjithatë klubi korçar duket se zë një vend të veçantë për të dhe nuk mund ta harrojë lehtë. Herë pas here mesfushori hedh foto me fanellën e Skëndereut në rrjetet sociale si për të treguar dashurinë e tij ndaj ngjyrae bardhekuqe.

Së fundi vjen edhe me një mesazh të koduar për rivalët e juglindorëve nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social në “Instagram”. Ai vendim i Gjykatës Federale të Zvicrës për të lënë ende në fuqi dënimin me 10 vite mospjesëmarrje në Europë ka bërë që shumë lojtarë të zgjedhin largimin dhe kjo ka mbushur edhe lajmet e shumë mediave. Ky dënim ka sjellë edhe humbjen e shkëlqimit të Skënderbeut, që dekadën e fundit ka donimuar kampionatin shqiptar dhe ka shkruar historinë edhe në Europë me kualifikimin në fazë ne grupeve të Europa League.

Ndoshta duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në Korçë, Dita u drejtohet rivalëve me fjalët: “Mbi kufomën e luanëve, vallëzojnë qentë që besojnë se kanë fituar. Por luanët mbeten luanë dhe qentë mbeten qenë”. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online