Nuk është në projektin e Parmës, klubi italian kërkon shërbimet e Kastriot Dërmakut

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kastriot Dërmaku është kthyer përsëri në radhët e Parmës pas përfundimit të huazimit të tij te Leçe. Por edhe pse klubi italian këtë sezon do të jetë pjesë e Serie B, përsëri nuk e konsideron pjesë të projektit mbrojtësin shqiptar. Në këto kushte Leçe është vënë në lëvizje dhe kërkon rikthimin e “murit kuqezi“ në prapavijën e saj.

Sipas gazetarit të njohur, Alfredo Pedula, verdhekuqtë e dëshirojnë Dërmakun në organikën e tyre. Shtatlarti i Kombëtares sonë shihet si një element me vlerë në repartin e mbrojtjes dhe mund të japë një kontribut të rëndësishëm për të siguruar ngjitjen në Serie A sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *