Nuk është në planet e trajnerit! Gjasula e mbyll para kohe me Hamburgun, gjen klubin e ri në Gjermani

0

Klaus Gjasula nuk ka bindur në radhët e Hamburgut. Mesfushori shqiptar u transferua verën e shkuar në klubin e njohur gjerman, ku synonte të kthehej në lider të skuadrës dhe të siguronte një biletë për në Bundesliga.

Por asnjë prej planeve të tij nuk u realizua, teksa Hamburgu vijon të luajë në Bundesliga 2, ndërsa Gjasula e sheh veten jashtë planeve të trajnerit. Futbollisti i Kombëtares kuqezi numëron shumë pak paraqitje me klubin gjerman dhe duket se në këtë merkato do të mbyllë përpara kohe kontratën e tij me Hamburgun.

Marrëveshja mes palëve është firmosur deri në verën e vitit 2022, por “gladiatori“ shqiptar dëshiron më tepër minuta në këmbë. Gjasula ka gjetur edhe klubin e tij të ri. Mediat gjermane raportojnë se mesfushori është vetëm një hap larg Darmstadt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.