“Jemi vitrinë e rëndësishme“/ Menemenspori mbushi arkat me Domgjonin, trajneri: E zbuluam dhe i dhamë një shans

David Domgjoni hodhi një hap të rëndësishëm në karrierë, teksa la Ligën e Parë turke për të firmosur në elitën e Zvicrës. Menemenspori përfitoi 550 mijë lira nga ky transferim, duke mbushur kështu arkat e klubit.

Këtë transferim e ka komentuar edhe vetë trajneri i skuadrës turke, Cenk Laleci, i cili thekson faktin se Menemenspori shërben si një vitrinë e rëndësishme për lojtarët e rinj. Laleci ishte ai që pikasi mbrojtësin e Laçit dhe që më pas i dha mundësinë të tregonte potencialin e tij në kampionatin turk.

“Qoftë e qartë rruga e Domgjonit. Ne e zbuluam dhe i dhamë një shans. Menemenspor është një vitrinë e rëndësishme për lojtarët e rinj. Pishina jonë e futbollistëve është mjaft e madhe. Ne e gjetëm dhe e sollëm Domgjonin. Përfundimisht ai u nis për në Evropë. Ka qenë mirë edhe për klubin tonë“, ka thënë Cenk Laleci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online