“Nuk është mënyrë për të shkarkuar një legjendë“, Suarez zbulon telefonatën e Koeman: Zgjati vetëm 40 sekonda

0

Luis Suarez e ka pritur shumë keq largimin e tij nga Barcelona. Përveçse lojtar, uruguajani ishte edhe një tifoz i madh i klubit katalanas. Sot, më shumë se një vit më parë, “el pistolero“ e vuan ende mënyrën se si e larguan nga Barça, ndërsa në një bisedë me Gerard Romero në “Twitch“ zbulon se telefonata e Koeman për ti dhënë lajmin se nuk ishte më pjesë e planeve të tij zgjati vetëm 40 sekonda.

“Telefonata e Koeman për të më thënë se ai nuk do të më llogariste më zgjati 40 sekonda, nuk është mënyra për të shkarkuar një legjendë. Së pari ai më tha se nuk isha në planet e tij dhe më pas më tha se nëse nuk e zgjidhja kontratën time, do të luaja kundër Villarrealit. Nuk pati personalitet të më tregonte gjërat qartë, nëse ai nuk më donte mua ose ishte klubi që nuk më donte mua”, zbuloi Luis Suarez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.