Vetëm pak kohë më parë dukej se Vllaznia do të fitonte pa dyshim titullim kampion, por tashmë në javën e 22-të gjithçka është e ngatërruar. Teuta, Laçi dhe Partizani janë gjithashtu konkuruese për fitimin e titullit kampion.
Drejtori teknik i skuadrës së Teutës, Sulejman Starova, ishte ftuar në emisionin ‘’Skaner’’ në MCN Tv, ku u shpreh se skuadra durrsake e ka detyrim që të dalë kampion këtë sezon. Fitoret në ndeshjet e fundit nga Teuta i kanë dhënë një shpresë shumë të madhe Starovës.
“Teuta e ka detyrim për të dalë kampion. Në këtë rrugë tani, ndeshjet i vendosin episodet. Na duhet edhe pak fat, sepse ndryshe nuk ia del. E sigurtë nuk është asgjë, por këto javët e fundit kanë qenë shumë pozitive.”- tha Starova. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/