Zlatan Ibrahimoviç bllokohet në trafik, tifozi i Milanit e dërgon në Sanremo me motorr

Zlatan Ibrahimoviç është i ftuari i javës në Sanremo. Pas shfaqes së të martës, suedezi u detyrua të kthehet në Milano për tu stërvitur me skuadrën dhe për të parë ndeshjen ndaj Udinezes. Megjithatë të mërkurën pasdite është rikthyer për në Sanremo Sandal.

Por nuk ishte një kthim normal. Si për çudi makina e tij ngeci në trafik në autostradë për gati 3 orë dhe ai doli nga makina. Fatmirësisht një tifoz i Milanit e mori motorr dhe e dërgoi në Sanremo.

“Pas qëndrimit në makinë për tre ore i thashë shoferit se do të zbrisja. Ai ndaloi një motorr që po kalonte aty pranë dhe unë e pyeta nëse mund të më çonte në Sanremo. Fatmirësisht ai ishte një tifoz i Milanit. Ne udhëtuam 60 kilometra me motorr dhe ishte shumë ftohtë. Kur mbërritëm më tha “Kjo është hera ime e parë që udhëtoj në autostradë”.- tha Zllatan Ibrahimoviç. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online