“I mallkuar”! Rrezikon të mos i bashkohet Shqipërisë, Thomas Strakosha ikën nga stërvitja para Juventusit

Thomas Strakosha duket se është “i mallkuar” te Lacio i këtij sezoni dhe është thuajse e pamundur që të marrë vendin e Reinës. Pas dëmtimit të fundit që kaloi dhe ekzaminimeve të kryera në Gjermani, portieri shqiptar u kthye me besimin për të marrë sërish vendin e titullarit dhe për të ulur në stol gardianin me shumë eksperiencë.

Por përpara ndeshjes me Juventusin, Thomas Strakosha ka pësuar një tjetër dëmtim që e ka lënë jashtë stërvitjes me grupin te kryeqytetasit. Këtë herë lëndimi shqetëson tepër pasi i treti në pak muaj, ndërsa në pikëpyetje është edhe mbërritja e këtij portieri me ndeshjet e Kombëtares në fundin e marsit. Megjithatë edhe mbërritja e tij te kuqezinjtë do të ishte vetëm për numër pasi siguria gjendet te Etrit Berisha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online