“Nuk është hera e parë që Juventusin e eliminojnë arbitrat”, analisti në “Tring”: E tha Bufon, në vend të zemrës kanë kosh plerash

Juventusi është eliminuar nga “Champions League” pasi ka fituar në shifrat 2-1 ndaj Lionit në ndeshjen e kthimit, por e kishte humbur të parën 1-0. Shumë diskutime dhe polemika në Itali për golin e vetëm të realizuar nga ana e francezëve me penalltinë e akorduar.

Fillimisht u mendua për ndërhyrjen e Bentakur, por nga përsëritja e pamjeve u duk krejtësisht e pastër dhe ishte Bernadeski që i kishte humbur ekuilibrin lojtarit të Lionit. Ndërkohë i ftuar në “Tring” për të bërë analizën e kësaj ndeshje, Envi Hicka, shprehet se ky ishte një gabim i arbitrit.

“Ky ishte një gabim i pafalashëm i arbitrit. Nuk e di njëherë se kush është ky pasi nuk e kemi parë në ndeshjet e tjera, nuk më duket edhe shumë i njohur. Megjithatë nuk është hera e parë që Juventusin e eliminojnë nga “Champions League” me vendim arbitrash. Siç e ka thënë edhe Bufon më parë, njëherë kanë në vend të zemrash kosh plehrash dhe ja ky rasti tjetër tani”, u shpreh Hicka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online