Ikin të fundit nga stadiumi me Zidan! Ju duhet humbja e Realit? Thërrisni Pep Guardiolën!

Nga Klaudio Ndreca

Pep Guardiola e konfirmon edhe njëherë veten si një nga trajnerët më të mirë në Europë. Reali i Madridi e ka “Champions League” si shtëpinë e dytë dhe është thuajse e pamundur për ta eliminuar, sidomos nëse bëhet fjalë për fazat e hershme, por vetëm një skuadër mund ta kryente detyrën e saj.

Ajo duhet me patjetër që të drejtohet nga Pep Guardiola. Për herë të parë Reali i Madridit eliminohet me Zidanin dhe kjo falë skemave të trajnerit të Manchester Cityt. Në total shkon 2-0 përballja direkte mes këtyre dy teknikëve, ndërsa Guardiola thellon edhe më tej statistikat ndaj madrilenëve. Mund të thuhet se i’a ka marrë dorën më së miri kësaj skuadre teksa nga 19 përballjet në total ka arritur të fitojë 11 të tilla, të barazoj dhe të humb 4. Të dy trajnerët kanë biseduar pas ndeshjes kur të gjithë lojtarët kanë përfunduar në dhomat e zhveshjes dhe kanë dalë nga stadiumi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online