Nuk është as Partizani dhe as Shkupi, Ibraimi i surprizon të gjithë me ekipin që zgjedh të vazhdojë karrierën

Besart Ibraimi ka qenë një nga emrat më të përfolur të merkatos sa i përket ekipeve shqiptarë. Partizani dhe Shkupi ishin në garë më njëri-tjetrin për shërbimet e sulmuesit rekordmen të kampionatit të Maqedonisë së Veriut, teksa ishte vendosur edhe paga prej 5000 eurosh në muaj për të joshur futbollistin në fjalë.

Por Ibraimi i surprizon të gjithë me zgjedhjen e tij. As Partizani dhe as Shkupi, 35-vjeçari zgjedh Struga Trim Lum. “InfoSport.mk” raporton se Ibraimi do të vijojë karrierën e tij në skuadrën strugane, ku do të ketë mundësinë të përmirësojë edhe më shumë statistikat e tij në kampionatin e Maqedonisë së Veriut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online