“Nuk e mendoja kurrë të flisja për këtë situatë“, Djarmati tregon prapaskenat për Brdariç: Xhaferi në mblodhi të gjithëve

Situata te Vllaznia nuk është më e njëjta si më parë. Nga ekipi për tu mundur dhe me një harmoni për tu pasur zili, përfundon në një krizë që po zgjatet nga java në javë. Kjo gjë ka turbulluar ujërat në kampin kuqeblu, teksa ditën e djeshme klubi vendosi të shkarkonte kreun e pankinës, Tomas Brdariç. Megjithatë shkodranët janë zmbrapsur përsëri ditën e sotme, pasi vetë lojtarët ndikuar që trajneri të vijojë të mbetet në krye. Për të dhënë më tepër detaje dhe për të sqaruar më qartë situatën me Brdariç ka menduar Matko Djarmati. Drejtori teknik i Vllaznisë ka dhënë një prononcim për “Gol pas Goli“ në “Supersport“, ku zbulon atë se çfarë ndodhi në Shkodër.

“Pas ndeshjes së djeshme na ka mbledhur donatori Xhaferi bashkë me kryetaren e bashkisë. Ka marrë opinionin nga gjithë personat që ishim në mbledhje. Pastaj ka takuar trajnerin dhe i është shprehur se ne të gjithë shohim pse nuk është situata ashtu si ishte. Në mëngjes pastaj donatori ka folur edhe me disa futbollistë senator dhe kemi vendosur që do vazhdojmë me trajnerin. Ishte një bisedë brenda familjes. Kemi folur çfarë është mirë për situatën, sespe ne rrezikojmë edhe Kupat e Europës. Sepse ne objektivin minimal kishim Kupat e Europës. Në fund kemi dalë në konkluzion që ai është trajneri që na ka çuar deri këtu dhe ai është trajneri që do na çojë atje ku duam ne.

Me sa di unë asnjëherë nuk ishte shkarkimi, ishte situata si do dalim nga kjo situatë ku jemi sot. Nuk është pozitive. Unë mendoj në këtë situatë ka fituar ajo pjesa e logjikshme dhe jo sportive. Prandaj trajneri është prapë aty ku ishte dje. Ata lojtarë që kanë folur me Xhaferin kanë treguar që edhe ata kanë marrë përsipër përgjegjësitë për çfarë ka ndodhur deri tani. Është një situatë e pabesueshme. Nuk e shpjegoj dot. Nuk e kisha menduar kurrë që do dilja në “Gol pas goli” dhe të flisja për këtë situatë.  Lojtarët kanë marrë një përgjegjësi shumë, shumë të madhe. Kanë kritikuar më shumë vetveten se sa për trajnerin“, ka deklaruar Matko Djarmati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online