Renditja e Superiores/ Vllaznia dorëzon për herë të parë fronin, luftë e nxehtë për titull dhe Europë

Kategoria Superiore ka lënë pas një tjetër javë në kalendarin e saj. E 24-ta u mbyll ditën e sotme, duke i dhënë tabelës së klasifikimit një pamje të re. Vllaznia ka dorëzuar për herë të parë fronin e saj këtë sezon. Shkodranët nuk po gjejnë formulën për të dalë nga kriza e rezultateve dhe nga kjo situatë ka përfituar skuadra e Laçit.

Një trajner me eksperiencë si Shpëtim Duro ka bërë që dora e tij të ndihet te kurbinasit, që tashmë udhëheqin me 44 pikë të grumbulluara. Por lufta për titull dhe për Kupat e Europës premton të jetë e nxehtë deri në fund të sezonit. Fill pas Laçit janë 3 ekipe, Teuta, Partizani, Vllaznia, që numërojnë sasi të barabartë pikës, 42 të tilla, vetëm 2 më pak se kreu.

Por jashtë objektivave nuk mbetet as Tirana, që e gjen veten me një diferencë prej 9 pikësh nga vendi i parë. Ndërkohë nëse titulli nuk është një alternativë për Kukësin, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Europën, e cila mbetet një objektiv për verilindorët dhe do të luftojnë deri në javën e fundit për ta përmbushur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online