Intervistat/ ““Bregu zgjidh 1-2 ndeshje, jo të gjitha“, Martini për barazimin: Menduam më shumë për Partizanin

Ndeshja Teuta-Kastrioti ka mbyllur javën e 24-t të Kategorisë Superiore. Takimi i luajtur në “Niko Dovana“ është mbyllur me shifrat e barabarta 0-0, me ekipet që në fund kanë ndarë nga një pikë së bashku. Durrsakët humbasin kështu mundësinë për kapur Laçin dhe për të qenë në krye të Superiores, teksa qendron vetëm 2 pikë pas në renditje. Pas përfundimit të 90 minutave protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Edi Martini (Teuta): “Nuk ishim agresivë. Nuk kërkuam të shkonim me forcë te goli. Normale, kishin të bënin edhe mungesat. E dimin që Kastrioti ishte shumë lojë e fortë. Ishte një ndeshje që nuk e kishte ritmin e ndeshjeve të tjera. Ndoshta edhe lodhja e ndeshjeve të tjera ka bërë të vetën. Tre pikët janë njësoj. Në ndeshje me kundërshtarë direkt jemi aty-aty. Këto janë ndeshje që duhen marrë, sepse në fund vlejnë 3 pikë. Kampionati është i gjatë. Ne duhet të luajmë si skuadër. Bregu është një lojtar që mund të zgjidhë një ndeshje, dy, por nuk mund të zgjidhi gjithë ndeshjet. Ndoshta kemi menduar më shumë për Kukësin dhe Partizanin para ndeshjes së sotme. E kemi nënvlerësuar“.

Ramadan Ndreu (Kastrioti): “E kam përsëritur shpesh herë që objektivi jonë për sivjet është të qendrojmë në Superiore. Dhe nëse mundet 2-3 lojtarë që kemi në treg ti shesim. Nëse i realizojmë këto dy objektiva do të ishte shumë mirë. Në futboll nuk duhet vetëm loja e mirë, duhen edhe pikët. Partizani dhe Laçi janë shumë afër kreut. Nuk dua ti bëj analizën skuadrave të tjera, por ato të dyja janë më lart.

Ne nuk është se e kemi siguar matematikisht dhe flejmë të qetë. Dje fitoi Ballshi dhe ishim në presion shumë të madh. Ato ekipe që janë poshtë kanë marrë pikë dhe janë afruar. Nuk më trembin skuadrat e tjera, se unë e shoh nivelin e ekipit. Unë gjithmonë kam frikë skuadrën time. Duhet të jemi të kujdesshëm me pikët. Për Silvën ka dy-tre klube që kanë interes për të. Është një lojtar potent, i fortë. Është një lojtar që rrallë e kam kaluar nëpër duar. Në gjithë këto javë nuk kam një përplasje me të. Është shumë punëtor. Nëse biem në ato shifra që kërkon presidenti do e shesim”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online