“Nuk e mbajnë dot kostumin e liderit“, Shakohoxha tregon problemin e kuqezinjve: Ne luajmë vetëm të jemi më të dobëtit

Shqipëria do të luajë pak momente më vonë ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve kundër Lituanisë. I ftuar në studion e “Supersport“ për të analizuar Kombëtaren kuqezi, Dritan Shakohoxha ka treguar problemet ku çalon skuadra. Në një krahasim epokash, komentatori i njohur thekson se grinta është po njësoj, por problemi që Shqipëria nuk ka mundur të kapërcejë dot është marrja e rolit të liderit në fushë.

“Po flasim për kohë që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. Besoj se grinta është njësoj si tani si atëherë. Përvec grintës unë mendoj se problemi jonë më i madh është mos mbajtja dot e kostumit të liderit. Nuk e bëjmë dot liderin. Ne luajmë vetëm në presion dhe që të jemi ne më të dobëtit. Të jemi ne më të fortët nuk e bëjmë dot.“, ka thënë Shakohoxha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online