“Hyjmë prapë për të mos humbur”, Hafizi me kritika për formacionin: Ne kemi nevojë për Kallakun, trajneri e largon

Lituania pret Shqipërinë për të luajtur aktin e dytë mes tyre në Ligën e Kombeve. Trajneri Reja ka publikuar formacionin me të cilin do të zbresë në fushë, që duket se nuk ka kënaqur sërish ish-teknikun e Kombëtares, Astrit Hafizin. Ky i fundit është shprehur në studion e “Supersport” se skuadra hyn vetëm për të mos humbur dhe kritikon lënien jashtë të Kallakut.

“Ne sot jemi përsëri që skuadra të mos humbi. Duke parë që Veseli është në lojë dhe nuk ka përsëri dalje përpara. Laçi është në fushë në vend të Kallakut, që ishte i vetmi lojtar i cili kur merrte topin ishte më i sigurti me kthesat e tij, veprimet e tij, pasimet e tij dhe ekuilibrin e lojës. Ne kemi nevojë për lojtarë të tillë dhe ai largohet.

Pra unë mendoj që vazhdojmë të jemi në ato ide që nuk duhet të humbim ndeshjen, sikur është një përmbysje e madhe ta humbim me një kundërshtar që na ka mundur edhe ndeshjen e parë. Për mendimin tim ky është kundërshtari më i mirë i grupit. Erdhi në Shqipëri dhe na bëri një presion të jashtëzakonshëm. Një kundërshtar po na studioi mirë, po na bëri presion ne trembemi, sepse nuk kemi atë cilësi në pasim si ekipet e huaja“, ka thënë Astrit Hafizi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online