Mërgim Mavraj ka një tjetër çështje të hapur dhe që po merr shumë diskutime në Gjermani. Futbollisti që aktualisht është pjesë e Greuther Furth ka publikuar një fotografi me hashtagun për Palestinën e lirë. Në skicën e shteteve të Izraelit dhe Palestinës, Izraeli nuk është llogaritur si shtet.
Për këtë arsye ka reaguar edhe drejtoresha e Muzeut “Hebre Franken”, Daniel Eisenstein, e cila e ka quajtur sjelljen e mbrojtësit shqiptar të papranueshme dhe se kërkohej që të përcilleshin mesazhe për mosekzistencën e Izraelit . Gjithashtu Daniela e ka konsideruar lojtarin si anti-semist, pra që paragjykon dhe urren popullsinë në fjalë vetëm për shkakun e trashëgimisë hebreje.
Edhe vetë klubi gjerman ka bërë një deklaratë ku u distancua nga ky veprim që bëri jehonë në Gjermani. Megjithatë mbi këtë çështje të ngritur ka reaguar edhe Mavraj shkurtimisht teksa është shprehur: “Nuk e mohova ekzistencën e Izraelit. Përfundime të tilla që unë jam një antisemit janë primiteve në kohët e sotme”, ka thënë Mavraj. /Sport Ekspres/