“Po ta dija se do dilnin kampion largohesha më parë”, rrëfehet Daja: Kam qenë më mirë te Partizani

Te Skënderbeu kërkojnë edhe një sforco të fundit për të dalë me 6 pikë nga dy ndeshjet e mbetura. Në Korçë besojnë se në këtë mënyrë do të arrijnë pozicionin që të dërgon në Europë, ndërsa më pas sytë do të kthehen nga Gjykata Federale e Zvicrës. Një vendim nga këta të fundit mban peng jo vetëm pjesëmarrjen në Europë të Skënderbeut, por edhe të ardhmen e trajnerit dhe shumë lojtarëve bardhekuq.

Një ndër ta është edhe Asion Daja, i cili ka folur më tepër në një intervistë për gazetaren Klevisa Alinani në emisionin “Fax Sport”. Lojtari i Skënderbeut e nis me objektivat e skuadrës e shkon edhe deri te e ardhmja e tij. Ndërkohë nuk mund të mos fliste edhe për eksperiencën me dy skuadrat e kryeqytetit, Partizanin dhe Tiranën. Një vlerësim të madh nga ana e tij shkon për Egbo që udhëhoqi bardheblutë drejt titullit kampion, ndërsa nuk shpreh pendesë që nuk arriti ta shijonte këtë trofe para largimit nga kryeqyteti.

“Mendoj që do marrim maksimumin në këto ndeshje. E kemi treguar ndaj Kukësit dhe ekipeve në pjesën sipërme të tabelës që dimë të luajmë futboll të mirë. Ekipi është i plotë si asnjë herë tjetër këtë fazë dhe do jetë një ndeshje mjaft e bukur. E kemi diskutuar pas javës që përfundoi  se objektivi jonë është klasifikimi për në Europë. Nëse marrim maksimumin në këto dy ndeshje mund të jemi në objektivin që i kemi vendosur vetes.

Drejtuesit janë mjaft pozitiv për vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës. Po kjo çështje nuk na takon ne futbollistëve, pasi ne kemi për detyre të luajmë në fushë dhe të çojmë emrin e Skënderbeut aty ku i takon, që të jetë pjesëmarrëse në Europë. Shpresojmë për një vendim pozitiv pasi ka shumë lojtarë nën kontratë dhe siç e kemi parë në vitet e shkuara Skënderbeu i ka dhënë tonin kampionatit shqiptar.

Kalimi e Partizani? Për momentin nuk ka asgjë të vërtetë. Dua ta mbyllim sa më mirë këtë rrugëtim të gjatë që kemi bërë plot sakrifica, ne si Skënderbe dhe gjithë futbolli shqiptar me problemet që ka pasur si tërmeti apo pandemia. Pastaj do të mendoj për të ardhmen. Nëse më vjen një ofertë nga Partizani do ta mendoja. Nëse do kemi një përgjigje pozitive do jem automatikisht edhe një vit me Skënderbeun.

Keqardhje për largimin nga Tirana kur u shpallën kampionë? Ma kanë bërë shumë këtë pyetje, por nuk e kam dhënë ndonjëherë këtë përgjigje. Nëse do e dija se po të largohesha unë do dilte kampion Tirana do isha larguar më herët ose nuk do kisha shkuar fare. Normal që është dëshira të dalësh kampion, por edhe punën që kam bërë këtu te Skënderbeu e vlerësoj. Nuk më ka ngelur pishman i madh. Më ka pëlqyer puna e Egbosë, pasi i ka bërë gjërat shumë të thjeshta në krahasim me trajnerët e mëparshëm. I ka bërë bukur, thjesht dhe pastër dhe i ka marrë rezultatet. Lojtarët te Tirana kanë qenë gjithnjë me eksperiencë e kualitet dhe nuk i ka munguar gjë. Thjesht qetësia dhe besimi që i ka dhënë Egbo.

Ftesë për festën e Tiranës nuk kam marrë, ndoshta edhe e kam ftesën. Është edhe kjo koha e virusit tani nuk di nëse do shkoj. Ia kam kaluar mirë kudo. Por te Tirana siç e dimë kemi pasur edhe probleme, pasi kemi rënë nga kategoria. Te Partizani kemi arritur të shkonim në Europë dhe nga ana profesionale atje kam qenë më mirë”, ka deklaruar Asion Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online