Arsenali është një prej skuadrave që këtë edicion po tregon se mund të rivalizojë për ndonjë trofe. “topçinjtë” nuk kanë mundur që të gëzojnë në ndonjë komepticion në vitet e fundit dhe këtë gjë po e vuajnë shumë, pasi në disa raste janë afruar, por kanë dështuar në ndeshjet e fundit.
Sot, skuadra e Unai Emeri mori një fitore të pastër ndaj Vorsklas, në fushën e këtyre të fundit me shifrat 0-3. Ishte një fitore e cila i konfirmoi edhe një herë tjetër si një ekip i pathyeshëm. Prej plot 18 ndeshjesh në të gjitha garat, Arsenali nuk pëson humbje.
“Topçinjtë” kanë regjistruar 14 fitore dhe 4 barazime gjatë kësaj periudhe. Rekordi i tyre është me 19 ndeshje pa humbje në periudhën gusht-nëntor të vitit 2016. Rekordet janë vërtetë diçka e veçantë, por te Arsenali do mjaftoheshin edhe pa rekord, vetëm e vetëm që të merrnin një torfe në fund të sezonit.