“Nuk e kuptoj pse janë favoritë“, legjenda angleze del kundër rrymës: Afrimi i Messi-t e bën më të dobët PSG-në

PSG-ja ka formuar një tredhëmbësh të frikshëm në vijën e sulmit, teksa emrat e Mbappe-së, Neymar-it dhe Messi-t trembin cilindo mbrojtjës. Ardhja e yllit argjentinas bëri që shumica të vendoste bast se trofeu i Champions League këtë sezon do të shkojë në Paris, por kundra rrymës është një nga sulmuesit legjendarë të Anglisë. Michael Owen u shpreh në “BT Sports“ se afrimi i Leo Messi-t e ka bërë PSG-në më të dobët dhe ndihet i habitur për faktin që parisienët shihen si favoritë në kompeticionin më të lakmuar për klube.

“Sado që ne vërshojmë mbi ta, ky ekip i PSG -së me ata sulmues, ata të gjithë janë lojtarë fenomenalë më vete. Por tre së bashku e bëjnë skuadrën më të dobët për mua dhe nuk e kuptoj pse janë një nga favoritët për Champions League. Unë mendoj se ekipet angleze (Chelsea, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United) janë shumë, shumë më superiore”, ka thënë Michael Owen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online