Dy asist nga Bregu dhe Roshi luan për 81 minuta, Boluspori fluturon me krahët shqiptarë

0

Boluspori ka fituar në transfertë ndaj Keciorengucu në shifrat 0-3. Të gjitha golat kanë ardhur në pjesën e parë të takimit. Nga minuta e parë e kanë nisur si titullarë në krahët e sulmit futbollistë si Bregu dhe Roshi.

Bregu ka qenë vendimtar në këtë takim pasi ka dhuruar asist në golin e dytë dhe të tretë për Bolusporin. Ndërkohë Roshi nuk ka lënë gjurmë në këtë përballje duke u zëvendësuar në minutën e 81 të takimit. /Sport Ekspres/

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.