Myrto Uzunin e kërkojnë në Bundesligë dhe në Spanjë, Ferencvaroshi fikson çmimin për yllin e tij

0

Myrto Uzuni është padyshim ylli i skuadrës së Ferencvaroshit. Në periudhën e tij të deritanishme në Budapest sulmuesi shqiptar ka arritur të lërë gjurmë me golat dhe asistet e tij. Madje është përzgjedhur edhe më i miri për vitin që lamë pas. Sigurisht që statistikat dhe paraqitjet e mira të 26-vjeçarit nuk mund të rrinin pa u vënë re nga klubet e tjera europiane.

“Ora News“ zbulon se dy klube nga Bundesliga gjermane dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e futbollistit beratas në këtë merkato transferimesh. Gjithashtu interes për të ka edhe nga Spanja. Megjithatë Ferencvaroshi nuk ka ndërmend të heqë dorë kaq lehtë nga lojtari më i mirë që ka në skuadër, prandaj synon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij. Klubi hungarez e vlerëson kartonin e Uzunit me 6 milionë euro, çmim për të cilin do ta linte të lirë të firmoste me një tjetër ekip./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.