“Nuk e kishim menduar një rezultat kaq të thellë”, flet njeriu që mposhti Partizanin: Duro na ndihmoi, i dinim pikat e forta

Egnatia ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme kundër kryesuesit të kampionatit, Partizanit. Arbin Zejnullai merr merita të veçanta për këtë tre pikësh, pasi ishte autori i dy prej 3 golave të shënuar. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, mesfushori i skuadrës rrogozhinase ka treguar më tepër për mënyrën se si arritën të mposhtnin një emër të madh si Partizani.

“E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen. E kishim analizuar shumë mirë Partizanin. E kisha një ndjesi që do të dilmin mirë, por me atë rezultat të thellë nuk e kishim menduar. Realisht, trajneri na ndihmoi. I dinim pikat e forta. Arritëm ti neutralizojmë dhe të marrim një tre pikësh shumë të rëndësishëm. Jam ambientuar shumë mirë, pasi edhe grupi më ka pritur shumë mirë. Kam kaluar plot 6 vite te Shkëndija. Kam fituar edhe kampionat. Shpresoj ta transmetoj përvojën edhe te Egnatia.

Çfarë na tha Duro për Partizanin? Nuk mund të hyj në analiza. E di që gjërat që na dha profesor Duro të gjithë çunat i bënë shumë mirë dhe besoj se ajo na dha fitoren. Me një fitore shkon shumë lart dhe me një humbje shkon shumë poshtë. Shpresoj që të vazhdojmë me këtë ritëm. Të mos ndalemi dhe të mos na kaplojë euforia.”, ka deklaruar Arbin Zejnullai./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online