“Kukësi bëri budallallëqe me okë”, Gëzdari e sheh ndryshe Tiranën: Me atë sulm nuk del kampion

Edmond Gëzdari është i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku ka folur për ndeshjen e sotme mes Tiranës dhe Kukësit. Bardheblutë fituar me shifrat e thella 4-1, por trajneri i njohur nuk e sheh sulmin e kryeqytetasve të denjë për të nxjerrë ekipin kampion.

“Nëse Kukësi nuk do bënte ato budallallëqe me okë… Të shkojë futbollisti të kërcejë në atë mënyrë për të thyer këmbët e tjetrit. Ti merr përsipër të marrësh karton të kuq dhe të lësh skuadrën me 10 vetë. Kukësi humbi pasi mbeti me 10 vetë. Tirana me atë sulm nuk del kampion. Xhixha? Është vetëm 1. Të gjitha skuadrat do t’ja marrin dorën edhe atij. Ai kërkon hapësira, sepse është shumë i shpejt. Tirana duhet të gjejë patjetër një qendërsulmues”, ka thënë Edmond Gëzdari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online