“Nuk e kisha provuar kurrë”! Vlahoviç çudit për panenkën kundër Juventusit: Ishte bast me shokët, sa keq që nuk ishte Bufon

Sulmuesi serb Vlahovic është një prej lojtarëve më në formë të Serisë A. Lojtari i Fiorentinës arriti që të tundte edhe rrjetën e Juventusit duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë me panenka. Por vërtet interesante është deklarata e Vlahovic teksa shprehet se nuk e kishte provuar kurrë në stërvitje realizimin në këtë mënyrë, pa lënë mënjanë keqardhjen që në portë ndodhej Shezni dhe jo Bufon.

“Panenka ndaj Juventusit ishte çmenduri e madhe. Do ta quaja si moment frymëzimi. Për fat të mirë për mua dhe ekipin tim, doli siç duhej. Trajneri nuk më tha asgjë pas ndeshjes, por unë nuk kisha praktikuar kurrë panenkën në stërvitje. Nuk kam ndërmend që ta përsëris atë prapë në të ardhmen. I kam thënë disa miqëve të mi se një ditë do të realizojë panenka ndaj Buffon dhe ata qeshën. Më vjen keq vetëm që nuk ishte Bufon në portë”, u shpreh Vlahovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *