Përcaktohen datat për nisjen e futbollit në Shqipëri, Superiorja ndez “motorët” në shtator

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar ditën e sotme datat e fillimit dhe përfundimit të kampionateve kombëtarë për sezonin 2020-2021. Anëtarët e KE-së janë njohur me propozimet e paraqitura nga Komisioni i Garave dhe sipas nenit 51, pika 6, e Statutit të FSHF kanë miratuar propozimet e prezantuara. Anëtarët kanë votuar elektronikisht një vendim qarkullues.

Sezoni 2020-2021 do të fillojë në datë 31 Gusht me finalen e Superkupës së Shqipërisë që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe do të përfundojë në datë 29 Maj 2021 me finalen e Kupës së Shqipërisë që zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Më poshtë janë datat e fillimit dhe përfundimit të të gjithë kompeticioneve:

  • Kampionati i Kategorisë Superiore fillon më datë 12 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.
  • Kampionati i Kategorisë së Parë fillon më datë 19 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.
  • Kampionati i Kategorisë së Dytë fillon më datë 4 Tetor 2021 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.
  • Kupa e Shqipërisë fillon më datë 7 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 29 Maj 2021.
  • Kampionati i Kategorisë Superiore për femra fillon më datë 26 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.
  • Kampionati i Kategorisë Superiore U-21 fillon më datë 4 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.
  • Kampionatet e Kategorisë Superiore U-17/U-19 fillojnë më datë 20 Shtator 2020 dhe përfundojnë më datë 22 Maj 2021.
  • Kampionatet e Kategorisë së Parë U-17/U-19 fillojnë më date 4 Tetor 2020 dhe përfundojnë më datë 16 Maj 2021.
  • Kampionati i Kategorisë Superiore U-15 fillon më datë 27 Shtator 2019 dhe përfundon më date 30 Maj 2021.
  • Kampionati i Kategorisë Superiore U-13 fillon më datë 27 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 30 Maj 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online