“Nuk e kemi menduar kurrë Vllazninë si të pakapshme”, Dejvi Bregu flet pasi mundi shkodranët

Teuta ka fituar 4 nga 5 ndeshjet e fundit, duke treguar një formë spektakolare. Ditën e djeshme, durrsakët mposhtën rivalen direkte Vllaznisë me rezultatin 1-0, duke e ngushtuar tashmë diferencën në vetëm 1 pikë. Goli i vetëm u shënua nga Dejvi Bregu, i cili ka shpëtuar shumë herë skuadrën e tij.

I ftuar në studion “Rubrika Sportive” në RTSH, Bregu ka deklaruar se ndeshja ndaj Vllaznisë nuk ishte aspak e lehtë dhe sipas tij shkodranët janë me meritë në vendin e parë. Sipas tij, pavarësisht se Vllaznia ishte 10 pikë para, nuk e kanë menduar asnjëherë se kanë qenë jashtë luftës për titull.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Vllaznia ka një skuadër cilësore, e kemi vlerësuar gjithmonë. Po ne arritëm të administrojmë si duhet, ishte një fitore shumë e rëndësishme.

Në ndeshjen që kemi luajtur në Shkodër, ishte më e dobta e sezonit. Gjithsesi, ne ansjëherë nuk jemi dorëzuar në objektivat tona, asnjëherë nuk kemi menduar se Vllaznia është e pakapshme dhe ja ku jemi”.- u shpreh Bregu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online