“Florian Kamberi është grusht për mbrojtësit”, shoku i ekipit ngre figurën e sulmuesit të Shqipërisë

“Më pëlqen shumë Florian Kamberi. Kam luajtur edhe kundër tij dhe është një grusht për mbrojtësit. Është më mirë që e kemi në anën tonë tani”, ka thënë mbrojtësi i Aberden, Ash Taylor. Ky i fundit e ngre në maksimum figurën e sulmuesit të Shqipërisë që po i bind të gjithë në ekipin e ri pasi u transferua gjatë merkatos së dimrit.

Por çfarë e bën Kamberin që të jetë i vështirë për t’u gëlltitur dhe si një grusht për mbrojtësit kundërshtar? “Gjithçka në të vërtetë. Është djalosh me shumë fizik, i fortë dhe di sesi të luaj me topin. I tërheq të gjithë pas vetes dhe krijon hapësirën për të tjerët. Ka qenë fantastik në këto ndeshje të para, golat do të vijnë”, u shpreh Ash Taylor. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online