“Nuk e kam ndërtuar unë Tiranën”, Dede flet pas barazimit: Erdha për të rregulluar ekipin nga më parë

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar java e 13 e Superiores atje ku janë prodhuar rezultate shumë interesante. Laçi kishte një sfidë direkte me Kukësin, mes dy ekipeve që pretendojnë titullin kampion.

Kurbinasit fituan në shifrat 3-2 dhe autori i golit të parë ishte Musta. Ish-lojtari i verilindorëve ndali topin në rrjetë me të majtën e fuqishme, ndërsa menjëherë tregoi edhe fanellën e tij për t’i kujtuar Kukësit gabimin që bëri me largimin e tij. Për të vazhduar në fundin e pjesës së parë me golin fantastik të Harmon, që ndali sferën në rrjetë me parabël.

Xhixha do të mbyllte historinë e takimit me golin e tretë. Interesant është fakti se të treja realizimet kanë ardhur pas pasimeve që ka dhuruar Lushkja, që në këtë mënyrë paketoi edhe humbjen e Kukësit. Verilindorët shkurtuan diferencën falë golit të Ibrahimit nga pika e bardhë, ndërsa goli i Eze sërish nga 11-metrat në minutat e fundit i shërbeu vetëm statistikave.

Nga krahu tjetër Tirana nuk mori më shumë sesa barazimi pa gola ndaj Bylisit. Bardheblutë vazhdojnë që të humbin rrugën dhe qetësinë drejt rinkonfirmimit si kampion të Superiores. Danso do të ndëshkohej me dy kartonë të verdhë brenda pak minutash, për të dalë nga fusha e lojës dhe për t’ia bërë më të vështirë triumfin bardhebluve.

Në ndeshjen e tretë ishte Skënderbeu që përmbysi shifrat ndaj Kastriotit. Krutanët kaluan të parët në avantazh me Shkallën, por golat e Mensah dhe Vangjelit i japin tre pikë me shumë vlerë korçarëve. Më poshtë gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Dede (Tirana): “Bylisi meriton komplimente për lojën e fortë sportive që ka bërë. Terreni ishte i vështirë dhe nëse nuk do të kishte fokusimin e duhur do të humbisnim. Rezultatet nuk na japin të drejtë, shifrat tregojnë barazimet tona, diçka nuk shkon. Në situatën që unë jam nuk mund të vendos objektiva. Por nuk e kam ndërtuar unë Tiranën, erdha për të rregulluar ekipin nga më parë. Kaq mund të them. Gjithsesi unë jam krenar me ekipin që kam dhe mënyrën sesi kemi luajtur. Na duhen lojtarë, eksperiencë dhe personalitet më shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online