“Nuk e kam kompleks të jem në Kategorinë e Parë me Skënderbeun”, Skënder Gega: Si të shkosh për të blerë një paketë cigare…

Elvis Plori ka marrë fitoren e parë me Vllazninë ndaj Skënderbeut. Goli i vetëm është shënuar nga Esin Hakaj në të 55 pasi u gjend para portierit. Korcarët shpërdoruan dy mundësi të arta në të parën me Mensah dhe Viktor. Ndërkohë Dumfur u ndëshkua me karton të kuq në të 62 për një ndërhyrje që nuk gjen vend në futboll. Kjo është fitorja e parë e Vllaznisë në drejtimin e Plorit.

Ndërkohë shumë emocione u dhuruan te Kastrioti-Egnatia. Një përballje që nisi me përplasje që kur ekipet mbërritën në stadium. Selmani dhe Pedro kishin shumë për të sqaruar pa filluar ndeshje, teksa u përfshin edhe stafet e ekipeve. Sa i përket fushës së blertë, Pedro shënoi i pari në të 60. Hasani do të barazonte në të 70, ndërsa Egnatia humbi shansin e avantazhit.

Gëzim Krasniqi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 80, me ekzekutimin që u prit nga portieri Sali. Vetëm gjashtë minuta më vonë ishte Greca që përmbylli fitoren e Kastriotit. Kjo fitore ka përcaktuar jo pak fatet e kampionatit. Dinamo dhe Skënderbeu janë ekipet që do të bien direkt në Kategorinë e Parë, megjithëse ende jo zyrtarisht, ndërsa Egnatias i thellohen diferencat ndaj Teutës në 5 pikë duke mbajtur vendin e Play Out. Më poshtë gjeni intervistat e trajenrëve për “Supersport”:

Skënder Gega: “Ne nuk kemi ardhur këtu për të lënë jashtë Europës Vllazninë. Dua që Shkodra të shkojë aty ku e meriton. Unë dua që ekipi im të dali si profesionist nga fusha e lojës, për të dhënë maksimumin. Këta lojtarë duhet të sillen si profesionistë. Unë nuk e kam kompleks që të punoj edhe në Kategorinë e Parë, ky është futbolli. Dua një projekt që më intereson vërtetë. Ne jemi misioner dhe duhet të lëmë diçka mbrapa. Është si puna kur shkon për të blerë një paketë dhe në dyqan të thonë se të dëmton shëndetin, por t’i e merr prapë. Kështu është edhe puna jonë”.

Ramadani: “E dinim se do të ishte e vështirë. E analizuam mirë kundërshtarin dhe po e prisnim në zonën tonë, për ta goditur në kundërsulm dhe nga krahët. Kishim avantazhin, kishim edhe një penallti pasi u barazua rezultati. Nuk ishte fati në anën tonë. Penalltitë i humbet ai që i godet. Këtu ka ndikuar edhe pritja që na bëri Kastrioti. Pedro Augusto kishte thonjtë në fyt. Unë e di që jam i huaj, por jam shqiptar dhe e kuptoj gjuhën shqipe. Është e turpshme që kolegu im të më shaj dhe të më ofendoj në atë mënyrë. Më prekën ato momente, por nuk është ky niveli im dhe ia ktheva me një buzëqeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online