Nuk e harron lehtë të shkuarën, Liridon Latifi: E dua shumë Korçën, kemi bërë krenare gjithë Shqipërinë me Skënderbeun

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë është mbyllur në barazimin pa gola. Një përballje pa shumë histori sa i përket rasteve të krijuara teksa që në pjesën e parë u vu re një mbrojtje hermetike nga të dy skuadrat. Për të kaluar te rasti që do të mbahet mend nga këto 90 minuta. Teksa skuadrat po largoheshin në dhomat e zhveshjes, Adili është përplasur me një lojtar të Skënderbeut dhe Memelli ka shkuar për t’i ndarë. Por mbrojtësi i Vllaznisë ka reaguar keq ndaj trajnerit të Vllaznisë me kapjet fizike dhe ka pasur ofendime.

Teksa ekipet u kthyen për të zhvilluar pjesën e dytë, Jorgji i tregoi Adilit kartonin e verdhë për episodin e 15 minutave të kaluara, që njëkohësisht ishte i dyti dhe duhej të linte fushën e blertë. Mbrojtësi i Vllaznisë ka vazhduar me ofendimet karshi Memellit, ndërsa duhej ndërhyrja  e personave të tjerë në fushën e blertë për të qetësuar situatën. Pas këtij ndëshkimi Vllaznia nuk kishte shumë forca reagimi dhe Skënderbeu nga ana tjetër u kënaq me pikën e marrë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Brdaric: “Jam i kënaqur me sjelljen e skuadrës, kishim pak fat të keq në disa momente. Vendimi për Adilin? Ishte pak i tepruar, pasi biseda dhe fjalë ka gjithmonë në fushën e blertë dhe jashtë saj. Skënderbeu ka shumë cilësi dhe Zogovic bëri disa pritje vendimtare sot. Dua të komplimentoj ekipin tim që luajti me shumë zemër dhe me 10 lojtarë. Adili është ndoshta pak impulsiv, duhet ta kontrolloj më mirë veten e tij”.

Memelli: “Hyra mes Zguros dhe Adilit për të shuar debatin. Mora ofendim nga lojtari i Vllaznisë, por gjithsesi janë nerva loje, jemi profesionistë. Arbitri na ndëshkoi me karton të verdhë të gjithëve, për ne ishte i pari, për Adilin ishte i dyti. E thirra edhe tani Adilin, por ishte i mërzitur. Më ka ndodhur edhe mua si futbollist kjo gjë, i uroj më të mirat këtij djalit. I thashë që: “Mevlan hyra brenda se këtë e mbaj unë”. Ia di kokën Zguros prandaj. Këto debate ndodhin edhe në Premier League, ka ndodhur me Lampard dhe stafin e Liverpulit. Jo më tek ne që jemi popull gjaknxehtë. Po e bëj unë ndjesën i pari për atë që ndodhi. E bëra më tepër ndarjen pasi kam eksperiencë të hidhur me Zguron, e di atë dhe duhet ta ruaja”.

Latifi: “Kam kaluar kohë të mirë me Skënderbeun, kemi bërë krenar gjithë Shqipërinë me ato paraqitje. E dua shumë Korçën, megjithëse erdha si kundërshtar sot. Më duartrokitën kur dola dhe duhet t’i falenderoj. Ishte shumë e vështirë ndeshja me Skënderbeun, janë mbrojtur mirë dhe na penalizoi kartoni i kuq. Megjithatë duhet të shohim para drejt objektivave tona për të fituar titullin kampion. Nuk jam ende në 100% time, më mungon forca shtytëse që kam pasur si karakteristikë. Po punoj me trajner për këtë drejtim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online